
Shëndeti i Papa Françeskut është kryefjala e besimtareve të krishterë në të gjithë boten, në këto ditë të vështira që po kalon ai.Edhe në kishat e dioqezës së Lezhës dhe të Rrëshenit u mbajten mesha të shenjta, për shëndetin e Atit të Shenjtë.
Thirrjes së Kreut të Konferences Ipeshkvore Shqiptare Dom Gjergj Meta ju përgjigjen dhjetra besimtar.Ata u bënë pjesë e ritualit fetar, ndërsa thonë se lutjet për shendetin e Papa Françeskut janë të vazhdueshme.
Referuar buletinit të fundit mjekësor gjendja e Papa Françeskut është në përmirësim e sipër. Diten e enjte ka pasur alternime të oksigjenoterapisë me flukse të larta me maskën e frymëmarrjes. Duke vlerësuar si ende të ndërlikuar kuadrin klinik shihet e nevojshme që të kalojnë disa ditë për të thënë diçka rreth ecurisë së mëtejshme. Ati i Shenjtë ia ka kushtuar paraditen e ditës së djeshme fizioterapisë së frymëmarrjes duke e alternuar me pushim, ndërsa gjatë pasdites, pas një seance terapie, është tërhequr në lutje në kishëzën e apartamentit privat që gjendet në katin e 10-të, duke marrë edhe Kungimin dhe më pas ka vijuar veprimtarinë e tij të punës.