Më datë 03.02.2017, rreth orës 06.30 njoftohemi se në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se shtetasi Bashkim Xhafa, 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë AA664JJ, ka aksidentuar me vdekje një shtetase akoma të paidentifikuar rreth moshës 55 vjeçe. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme proceduriale. Punohet për identifikimin e të aksidentuarës. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakKOCIJANÇIQ: SHPREHIM KEQARDHJE PËR DEKLARATAT E ASHPRA NGA KOSOVA DHE SERBIA
Artikulli tjetërGREQI, GRABITET FAMILJA SHQIPTARE; VRITET GRUAJA