Gjatë muajve korrik, gusht dhe 15 ditët e para të shtatorit të këtij viti, në të gjithë territorin e Bashkisë Malësi e Madhe janë evidentuar 177 raste zjarri.

Drejtori i repartit zjarrëfikses në Malësinë e Madhe, Besnik Hasaj, e ka konsideruar këtë sezon veror të pazakontë, pasi si asnjëherë më parë, rastet e zjarreve të rëna kanë qënë të shumta duke e vështirësuar së tepërmi punën për ta.

Pjesa më e madhe e zjarreve dyshohet se kanë qënë të qëllimshme pavarësisht bashkëpunimit me institucionet e policisë. Ende asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë, pasi është e vështirë identifikimi i zjarrvënësve.

Situata me të cilën është përballur reparti zjarrëfikës në Malisë e Madhe deri më tani ka qënë e vështirë për shkak të numrit të konsiderueshëm të zjarrave.