Kjo është Migena Colaj, një 15 vjeçare nga Malësia e Madhe e cila ka hapur ekspozitën e saj me piktura në qendrën rinore Arka në Malësinë e Madhe. Kryesisht 15-vjeçarja e talentuar ka sjellë punime portretesh bardh e zi por edhe me ngjyra.

Artistja e re Colaj e pëlqen artin ndaj edhe do t’i përkushtohet fushës së pikturës ndërsa tregon se frymëzohet nga njerëzit e saj më të afërt. 15-vjeçarja i bën një apel bashkëmoshatarëve të saj që ta plotësojnë kohën e tyre me pasionet që ata kanë.

Rudina Bërcaj, koordinatore e qendrës Arka në Malësinë e Madhe shprehet se ka një interes nga të rinjtë atje për të shprehur talentet dhe pasionet që ata kanë.

Qendra Arka në Malësinë e Madhe po kthehet në një pikë të rëndësishme për të rinjtë atje duke patur një dritare për të zhvilluar pasionet e tyre por edhe për artistë të tjerë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Artikulli paraprakBASHA: POLITIKA TË MBËSHTESË NJËZËRI LUFTËN E UÇK
Artikulli tjetër“KLASIKJA” MBYLLET PA FITUES, VLLAZNIA THELLON SHKËPUTJEN, TIRANA “MËSOHET” ME BARAZIMET