Pakica serbo-malazeze në Shkodër ka festuar krishtlindjet ortodokse serbe në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe, një traditë tashmë e përvitshme. Këtë vit edhe për shkak të pandemisë së COVID-19, pjesëmarrja e besimtarëve ortodoks të zonës së Vrakës në Malësinë e Madhe ku janë të vendosur kryesisht ky komunitet ishte më e vogël.

Pas meshës së shenjtë prifti Ivan Popaj uroi të gjithë ata që festojnë krishtlindjet ortodokse serbo-malazeze.

Mesha e shenjtë në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe u kremtua nga Predrag Shtepanoviç, prifti i kishës ortodokse serbe në Podgoricë si dhe Ivan Popaj prifti i kishës së “Shën Trinisë”. Kjo festë kremtohet për çdo vit në atë kishë nga komuniteti serbo-malazez që është i vendosur në Shkodër.