Hysen Hysa do të jetë nënprefekti i ri në Malësinë e Madhe duke zëvendësuar në këtë post Taze Lohja e cila qëndroi si nënprefekte për disa vite por pas daljes në pension ka vendosur që të largohet nga jeta e politikës aktive në Malësinë e Madhe. Në këtë mënyrë pasi ky pozicion qëndroi vakant për disa kohë është propozuar si nënprefekt Hysen Hysa i cili ka pranuar këtë post duke marrë edhe emërimin përkatës.

Hysen Hysa më përpara ka qenë drejtor rajonal i tatimeve në Shkodër për një periudhë të gjatë kohore deri në mesin e korrikut të vitit 2019 ndërsa qëndroi si drejtor i tatimeve për 6 vite me radhë. Pas 6 vitesh dha dorëheqjen duke u larguar dhe duke qëndruar për më shumë se dy vite jo aktiv në politikë. Pas thuajse 2 vitesh e gjysëm Hysen Hysa rikthehet sërish këtë radhë si nënprefekt në Malësinë e Madhe.

Hysa ka mbajtur disa detyra gjatë karrierës së tij ndërsa është edhe një nga eksponentët e rëndësishëm të Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe. Ky emërim i tij vjen edhe vetëm pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të këtij viti ku PS në Malësinë e Madhe do tentojë që të shpallet një forcë fituese edhe pse gara do të jetë e fortë sepse PD ka një organizim ndryshe në këto zgjedhje që do të jenë.

Ndërkohë pritet që edhe në disa drejtori të tjera rajonale në Shkodër të ketë ndryshim drejtorësh duke qenë se ndodhemi para fushatës elektorale. Gjatë vitit që kaloi janë bërë disa ndryshime të rëndësishme në institucionet në radhët e drejtorëve rajonal të PS ndërsa gjatë kësaj periudhe të fillim vitit dhe deri pak para zgjedhjeve pritet që të ketë edhe ndryshime të tjera.

Forca politike janë duke u bërë gati për zgjedhjet parlamente dhe këto ndryshime në prag të fushatave janë kthyer tashmë në normale në Shqipëri dhe gati edhe si një traditë politike.

Artikulli paraprakEMIGRIMI I INTELEKTUALËVE, RAMA E META AKUZA NJËRI-TJETRIT
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM GREK BISEDË TELEFONIKE ME KRYEMINISTRIN RAMA, JA PËR ÇFARË KANË FOLUR