Te gjitha shkollat ne Malesine Madhe jane njohur me udhezimin e Ministrise se Arsimit per zhvillimin e provimeve te maturës e shtetërore 2017.

Specialisti i zyrës arsimore Ilir Hoxha tregon se nje nder pikat kryesore te këtij udhëzimi eshte përcaktimi i kritereve te pranimit nga universitetet deri me date 15 janar, por qe deri me tani, ne fakt disa prej tyre nuk e kane zbatuar ketë udhëzim. Per maturën shtetërore te këtij viti Në udhëzimin e Ministrise se Arsimit përcaktohet se krahas dy provimeve të përhershme me detyrim, gjuhë shqipe-letërsi dhe matematikë, gjuha e huaj do të jetë provimi i tretë me detyrim.

Konkretisht Do të jenë katër gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht, që do të mund të përzgjidhen nga maturantët për t’u dhënë si provim i detyruar.