Ky vit është ndër më të vështirët në krahasim me vitet e kaluara përsa i përket zjarreve në Malësinë e Madhe. Drejtori I repartit zjarrëfikses në Malësinë e Madhe, Besnik Hasaj tregon se vetëm gjatë muajit qershor janë rregjistruar 50 raste, ndërsa gjatë muajit korrik numri i vatrave të zjarrit ka kaluar mbi 100 raste. Nisur nga kjo situatë autoritet kërkojnë bashkëpunim bashkëpunimin e qytetarëve për parandalimin e zjarreve.

Në disa rastet zjarret janë të qëllimshme, ndaj drejtori bën të ditur se po punohet për identifimin dhe ndëshkimin e autorëve që shkaktojnë zjarret.

Autoritetet vijojn ë të apelojnë për kujdes maksimal nga qytetarët, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, pasi në kushtet e temperaturave të larta dhe erërave të forta çdo neglizhencë mund të kthehet në vatra zjarri.

Artikulli paraprak“GJUHA SHQIPE DHE KULTURA SHQIPTARE NË EPOKËN DIGJITALE”
Artikulli tjetërRRUGA “DON BOSKO” KTHEHET NË KANTIER PUNIMESH