Në Malësi të Madhe është mbledhur kryesia e degës vendore të Partisë Demokratike ku si temë diksutim kanë pasur aksionin politik të kësaj partie në veçanti dhe opozitës për fillimin e protestave në shkallë vendi. Në Malësi të Madhe kryetari ka parashtruar në prani të anëtarëve të kryesisë udhëzimet e dhëna nga kryetari i PD Lulëzim Basha. Keq qeverisja e Partisë Socilaiste në pushtet gjithnjë e më shumë po varfëron vendin dhe shqiptarët duke i detyruar këta të fundit të largohen nga vendi i këtij medimi janë të gjithë anëtarët e kësaj kryesie.

Sipas demokratëve të Malësis së Madhe kjo situatë e keq qeverisjes gjithnjë e më shumë po jep rezultatet e saj negative sin ë Malësi të Madhe por edhe nga pushteti vendor. Kështu ftesa e Partis Demokratike për protestën popullore është që të gjithë shqiptarët të kërkojnë të drejtën e tyre e në rstin konkret të malësorëve.

Kreu u Partis Demokratike Lulzim Basha më herët u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestë në datën 27 janar. Kreu i opozitës gjithashtu është shprehur se pjesëmarrja masive në protestë është një hap vendimtar për të shkuar drejt krijimit të një qeverie antimafia që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.