Drejtoria e Shëbimit Pyjor në Malësinë e Madhe ka nisur procedurat për shpërndarjen e lëndëve drusore për përdorim familjar.

Sipas drejtorit Pjerin Spathari, të hënën do të nisë edhe shpërndarja e druve në shkollat e fshatrave. Përsa i përket përdorimit të pyjeve, Spathari thotë se mund të mblidhen vetëm dru të thata ose në parcela të përcaktuara nga shërbimi pyjor. Rrethi i Malësisë Madhe ka përdorim të lartë të lëndëve drusore, qoftë për përdorim familjar, por edhe se një pjesë e shkollave e sigurojnë ngrohjen përmes druve.

Artikulli paraprakI AKUZUARI PËR ISIS, GJYSHJA: ERGYSI I PAFAJSHËM
Artikulli tjetërAGRON ÇELA E VENDOS: ME SHPIRT TEK LSI NË 2017-ën