
Në kuadër të 115-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, sot u organizua një ceremoni pranë Lapidarit në Hot, tw Malësisw sw Madhe. Pjesw e kwtij aktiviteti ishin autoritetet vendore, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të cilët nderuan këtë ngjarje të rëndësishme historike për kombin shqiptar.
Zv.kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj, theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe sakrificat e malësorëve në Kryengritjen e vitit 1911.
Nwnprefekti, Hysen hysaj i vlerwsoi kontributin historik të kësaj lëvizjeje, duke e cilësuar si një moment kyç të historisë kombëtare
Të pranishmit vendosën kurora më lule pranë bustit te heroit Ded Gjo Luli në nderim të dëshmorëve.






