Në nderim të 5 Majit- ditës së dëshmorëve të atdheut, në memorialin e luftës së Koplikut 1920 u zhvillua ceremonia zyrtare e organizuar nga Bashkia Malësi e Madhe. Në kujtim të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë, të pranishimit vendosen kurora me lule pranë memorialit. Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, në fjalën e tij vlerësoi sakrificën e dëshmorëve të kombit dhe rëndësinë e nderimit të tyre.

Në vijim edhe nën prefekti i Malësisë së Madhe, Hysen Hysaj shprehu mirënjohjen për ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në fjalën e tyrë përshëndetëse kryetari I shoqatës së veteranëve, Isuf Hebaj si dhe përfaqësuesi I organizatës së familjeve të dëshmorëve, Hajrullah Çelaj vlerësuan kontributin e dëshmorëve.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit vvendor, veteran familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të zones.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 5 MAJI “DITA E DËSHMORËVE”
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET DITA E DËSHMORËVE NË LEZHË