Në shtëpinë e Adem Canaj në fshatin Hysaj të njësisë Gruemirë në Malësi të Madhe nuk ka mbetur asgjë. Zjarri bëri shkrumb e hi të gjithë banesën e familjes Canaj. Nuk mjaftoi varfëria që kishin në përditshmërinë e tyre.

Ky zjarr i rënë i dëmtoi plotësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por dëmi ekonomik është shumë i madh për familjen Canaj. Kryefamiljari thotë se kanë mbetur në qiell të hapur dhe me sytë drejt qiellit. Ajo që kërkon kjo familje është që dikush t’i ndihmojë sepse nuk u ka mbetur asgjë

Ndihma ekonomike është e vetmja e ardhur e familjes Canaj që në një situatë të tillë me shtëpinë e shkrumbuar nga zjarri është mëse e papërfillshme. Adem Canaj nuk ka asnjë ide se cili do të jetë fati i jetës së tyre

Deri më tani askush nuk e ka ndihmuar familjen Canaj sa i përket shtëpisë pas kësaj fatkeqësie që iu ra duke u djegur plotësisht nga zjarri. E vetmja mënyrë për t’i ndihmuar dhe për ta bërë sado pak të lumtur këtë familje që ka vuajtur gjithë jetën nga varfëria është bashkimi i të gjithëve për t’i mundësuar një strehë të re.

Artikulli paraprakGUCI E RE, BANORËT: INVESTIMI PËR RRUGËN U LA PËRGJYSËM
Artikulli tjetërGJYKATA KUSHTETUESE ‘RRËZON’ BESNIK CANIN, REFUZON PADINË E TIJ NDAJ GJYQTARIT TË PEZULLUAR TË KPA, LUAN DACIT