Edhe pse para pak kohësh kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj deklaroi se punimet që po kryhen për rikonstruktimin e shkollës “Prekë Gjoni” në Bajzë të njësisë administrative Kastrat do të përfundojnë brenda janarit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Drejtuesit e këtyre punimeve japin tashmë datën 5 janar si afat të përfundimit. Punimet për rikonstruktimin e shkollës së Bajzës përfshijnë rregullimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, ndërtimin e një fushe futbolli dhe rrethimin e oborrit. Aktualisht, nxënësit e kësaj shkolle 9-vjeçare e zhvillojnnë mësimin në ambiente të tjera të improvizuara