Në bashkinë Malësi e Madhe I është kushtuar një vëmendje e veçantë fushatës së vaksinimit të të gjitha grupmoshave. Kryevaksinatori në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Skender Jacaj tregon se kryesisht vëmendja është përqëndruar tek vaksinimi kalendarik I fëmijëve, ku prindërit po ndërgjegjësohen për vaksinimin e rregullt të tyre.
Jacaj tregon se I rregullt ka qenë edhe vaksinimi I vajzave të reja për t’u mbrojtur nga kanceri I qafës së mitrës.

Ndërsa, sipas nevojave po kryhet edhe vaksinimi kundër gripit që ka arritur në masën 93%, por edhe ndaj COVID-19

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Malësi e Madhe në bashkëpunim me infermierët në të gjitha qendrat shëndetësore kanë zhvilluar vazhdimisht fushata për ndërgjegjëimin e komunitetit mbi rëndësinë e vaksinimit në të gjitha grupmoshat.

Artikulli paraprakSEZONI NË LEZHË, NDAHEN STACIONET E PLAZHIT
Artikulli tjetërGJEOGRAFIA NË KURRIKULAT E SHKOLLAVE TË MESME