Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij do të jetë “i pakompromis” në luftën kundër “terrositëve islamikë” në Mali.

Ai i bëri këto komente nga qyteti Gao i Malit, ku qëndroi për vizitën e parë si president, jashtë kufijve të Evropës. Duke folur përkrah presidentit të Malit, Ibrahim Boubacar Keita, Macron tha se do të vazhdojë të punojë për sigurinë e vazhdueshme në rajon dhe se do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin me Gjermaninë në këtë synim.

“Gjermania është shumë e pranishme në operacionet mbështetëse”, tha ai. Franca, e cila ruan një ndikim të fortë në ish-kolonitë e saj, ka mbi 1,600 trupa në veri të Malit, që luftojnë islamistët atje.

Artikulli paraprakKULT – RIAD BASHI, EUGJEN MARKU
Artikulli tjetërKOHA PËR NDËSHKIM: PENALIZIME PËR ATA QË SIMULOJNË