Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka dhënë dritën jeshile për sa u përket hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me anë të një deklarate në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Macron u shpreh i vendosur për ti dhënë fund bllokimit të Francës për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Por sipas Macron që ai të jap ‘Po’ e tij duhet që Komisioni Evropian në mars të japë rezultate pozitive për sa u përket integrimit të dy vendeve.

“Ne jemi në pritje të raportit (Komisionit Evropian) në Mars … në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat,” tha Macron në konferencë.

Kujtojmë se Macron ishte një nga kundërshtarët e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në muajit tetor të vitit që lamë pas. Në atë kohë Macron shprehej se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte.

Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në bllok në Bashkimin Evropian (Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut) Gjermania dhe Komisioni Evropian thanë që vendimi i Macron ishte i gabuar për t’i bllokuar ato.

Këtë muaj, Komisioni sugjeroi reforma në procesin e pranimit përgjatë linjave të një propozimi francez të bërë në nëntor, duke u dhënë qeverive të BE më shumë detaje dhe duke e bërë më të lehtë ndalimin ose rivendosjen e negociatave apo ngrirjen e fondeve.

Lëvizja e Macron vjen në një fazë ku të gjithë vendet e tjera të BE-së janë dakort me hapjen e negociatave dhe përpara një samiti BE-Ballkan në Zagreb në muajin maj. Danimarka dhe Holanda, të cilët mbështetën pozicionimin e Macron vitin e kaluar, pritet të heqin rezistencën e tyre, thanë diplomatët e BE për Reuters.

Franca dhe aleatët e saj janë të shqetësuar për aftësinë e BE-së për të sjellë një rajon të dëmtuar nga luftërat etnike në vitet 1990 apo që janë duke luftuar me krimin dhe korrupsionin. Po ashtu me ankth shihet edhe vendimet për të mos përsëritur atë vendim të nxituar për Rumaninë dhe Bullgarinë në 2007.