Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se duke filluar nga 15 qershori, të gjithë adoleshentët e grupmoshës 12-18 vjeç do të mund të vaksinohen kundër COVID.

Gjatë një vizite në fshatin Saint-Cirq-Lapopie në Francën jugore, Macron gjithashtu vuri në dukje se 50 përqind e të rriturve francezë kanë marrë një dozë të vaksinës COVID.

Vendimi për të vaksinuar adoleshentët vjen ndërsa disa vende debatojnë nëse dozat duhet të rezervohen së pari për të rriturit, që janë më të prekshëm nga virusi, ose të fillojnë me vaksinimin e të rinjve, në një përpjekje për të mbrojtur më shumë popullatën.

Macron sakaq u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë “jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe vigjilentë” dhe tha që mbajtja e maskave jashtë është me detyrim për momentin në disa rajone.

Artikulli paraprakMERR FUND QEVERISJA MË JETËGJATË NË IZRAEL, NETANYAHU HUMB PUSHTETIN PAS 12 VITESH
Artikulli tjetërA PO SHTOHEN KRITERET PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR KOSOVËN? KUSH JANË SHTETET SKEPTIKE