
Presidenti francez Emmanuel Macron mundi rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dielën me një diferencë të madhe votash. Sipas rezultateve të Exit Poll-eve, Emmanuel Macron parashikohet që të marrë 58.2% të votave, duke lënë pas kandidaten e krahut të djathtë Marine Le Pen, e cila ka marrë 41.8% të votave. Në një reagim, udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, pranoi humbjen dhe u tha mbështetësve se rezultati është një fitore për partinë e saj.
Momentet e gëzimit janë parë menjëherë në ekranet e mëdha afër Kullës Eiffel, ku janë mbledhur mbështetësit e Macronit, të cilët janë parë me flamuj francezë dhe ata të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja e votuesve ishte më e ulëta, për një balotazh presidencial që nga viti 2002, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara pasdite. Macron dhe Le Pen kaluan në balotazh pasi përfunduan në vendin e parë dhe të dytë, respektivisht, midis 12 kandidatëve që garuan në raundin e parë më 10 prill. Formacioni i raundit të dytë ishte një përsëritje e balotazhit presidencial të vitit 2017, kur Macron – atëherë një i sapofutur në politik – mposhti Le Pen.
Aftësia e Le Pen për të tërhequr votues të rinj që nga viti 2017, është treguesi më i fundit se publiku francez po i drejtohet politikanëve ekstremistë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.