Një magazinë në Fushë Krujë është sulmuar me granatë gjatë natës. Policia thotë se “rreth orës 01:00, në Fushë-Krujë kanë hedhur dhe ka shpërthyer një granatë dore , para magazinës së shtetasit B. B. 57 vjeç, banues në Fushë – Krujë”.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku është dëmtuar grila gril prej llamarine. Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHEN PËR KORRUPSION E KONTRABANDË 4 PUNONJËS TË POLICISË KUFITARE
Artikulli tjetërMENAXHIMI I FINANCAVE PUBLIKE, BB: KUJDES ME TRANSPARENCËN NË INVESTIME