Kandidatja për kryetare në Bashkinë Shkodër në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Majlinda Angoni, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në një nga fasoneritë e qytetit në zonën industriale.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Angoni shkruan se si pothuajse çdo zonë tjetër e Shkodrës edhe kjo zonë ka mjaft probleme si amortizimi i rrugës, ndriçimi, pastërtia si dhe mirëqenia e familjeve shkodrane.

“Çdo problem i secilës zonë duhet të zgjidhet, sepse zgjidhja nënkupton lehtësim të jetës për secilin qytetar.” – shkruan Angoni.

POSTIMI I PLOTË
Bashkë me ekipin tim vizituam një nga fasoneritë në zonën industriale. Aty u takuam me gra dhe vajza ku bashkëbiseduam për kërkesat e tyre, teksa kanë rigjetur ritmin e punës pas periudhës #Covid19
Si pothuajse çdo zonë tjetër e Shkodrës edhe kjo zonë ka probleme thelbësore. Rruga që ata bëjnë çdo ditë për në punë është e amortizuar.Krahas kësaj probleme tjera të kësaj zone janë ndriçimi, pastërtia dhe vetë mirëqënia e familjeve.
Çdo problem i secilës zonë duhet të zgjidhet, sepse zgjidhja nënkupton lehtësim të jetës për secilin qytetar.

https://www.facebook.com/114293861167567/posts/117570870839866/?d=n