Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Qafë Mali – Fierzë. Punonjësi i mirëmbajtjes së rrugës po kthehej në banesë, kur gjatë qarkullimit në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës, mjeti i tij ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë. Me të dëgjuar zhurmën nga rënia e mjetit, banorët e zonës nisën kërkimet në terren. Rreth orës 22:00 i aksidentuari u gjet me shenja jete, teksa bëhet e ditur se në momentin e mbërritjes së banorëve ai iu ka kërkuar falje që i shqetësoi në atë orë të mbrëmjes.
Pavarësisht ndihmës së banorëve, 51 vjeçari Prendush Kola ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të shumta. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shkëmbi i Dardhës është i njohur për aksidentet e shumta, kryesisht në periudhën e dimrit, megjithatë asnjëherë nuk u morën masa serioze për evitimin e rrezikut për jetët e njerëzve.
Segmenti rrugor Fushë Arrëz – Fierzë, edhe pse rrugë kombëtare, është i vetmi aks në Shqipëri me një kalim, ndërkohë që shtrihet në gjithë gjatësinë e saj në terren të thepisur.

Artikulli paraprakARREST ME BURG PËR VRASËSIN E GJYQTARIT KALAJA
Artikulli tjetërSHKODËR, PROCEDIME DHE ARRESTIME