Makina bie në kanal dy të vdekur, një i plagosur. Shkak i aksidentit shpejtësia tej normave

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne pasi një makinë në Fier ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Aksidenti fatal që i mori jetën Emiljano Goxhajt dhe një gruaje 30 vjecare mendohet të ketë ardhur si shkak e shpejtësisë së madhe. Në momentin e aksidentit në automjetin tip ‘Benz’ me targa AA 494OB ndodheshin 3 persona, ku Aziz Hilaj nga Peshtani ka mundur të dalë nga mjeti dhe është transportuar në spital ndërsa dy të tjerët fatkeqësisht nuk e kanë pasur atë fat. Kur që drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin ndodhej mbi një urë pa mbrojtëse duke rënë me gjithë shpejtësinë në kanal. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e mëtejshme të aksidentit fatal.