Milot-Thumane
Një përson ka humbur jeten dhe tre të tjerë mbeten të plagosur, pasi automjeti më të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfunroj në kanal.Aksidenti ndodhi në oret e vona të mbrëmjes të së enjtes në autostraden Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë-Gjorm të Kurbinit.Sipas të dhënave automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen gjatë transportit për në spital shtetasi me iniciale L.C 78-vjeç si janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjeret e tjerë L. Q., 40 vjeç, dhe M. Ç., 60 vjeçe.Të dëmtuarit po marrin mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku bëhet me dije se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqëve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të automjetit.

Artikulli paraprakUNIVERSITETI BUJQËSORË PREZANTON OFERTEN AKADEMIKE
Artikulli tjetër“KOORDINATA”,ASGJESOHEN 728 FIDANË DHE 11813 BIMË CANNABIS