Aksident automobilistik në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Varibobë, pjesë e Njësisë Administrative Cakran, në qarkun e Fierit.

Kanë qenë burrë e grua në një veturë e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve, Tomor dhe Fatbardha Hila, 70 dhe 63 vjeç, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve.

Mësohet se burrë e grua i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.