Aksident në Lungomare, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Një makinë ka dalë nga rruga duke hyrë brenda në një dyqan dhe duke plagosur shitësin e tij. Aksidenti u shënuan në rrugën ”Sulejman Delvina”, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve”, “Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip Benz, i drejtuar prej shtetasit E.D., 42 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin e shtetasit E.B., i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.”

Shtetasi E.B., ka shkuar në Spital për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit por sepse ka pasur probleme kardiake”, informon policia.