Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në afërsi të fshatit Strëmbec. Burime zyrtare bënë me dije se mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin me inicialet E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe 70-vjeçarja me inicialet E. Q., të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.