
Dy të rinj mbeten të plagosur, pasi automjeti me të cilin ata udhetonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcele.Aksidenti ndodhi rreth ores 5:00 të mëngjesit të së hënës në superstraden Lezhë-Shkodër, në afersi fshatit Piraj.
Dy të rinjtë po lëviznin me një automjet tip Benz me targe AA855BU që drejtohej nga shtetasi GJ.GJ 29-vjeç dhe pasagjer shtetasin XH.N 20-vjeç.Nga aksidenti mbeten të plagosur shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spital nga ku bëhet e ditur se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i automjetit.


