
Një persona është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë.
Sipas policisë makina që drejtohej nga Jonida Perleka ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
E plagosura është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.






