Gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 77 patenta dhe janë ndëshkuar 2340 shoferë.

Policia bën me dije se të gjithë shoferët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke paralajmëruar se gjatë fundjavës do të intensifikohen kontrollet duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Ndër të tjera mësohet se vetëm në 48 orë janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.