Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, si pasojë ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vendngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë.

Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete.”

Artikulli paraprakPADIA PER KREUN E KED,META ARGUMENTON SHKELJET
Artikulli tjetërU VIDHTE VARSET NË QAFË QYTETARËVE, ARRESTOHET HAJDUTI