Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku si pasojë është plagosur një grua 63 vjece.

Blutë e kryeqytetit thonë se “në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.