Një 23 vjeçar me iniciale G.Gj aksidenton pasditen e sotme një 65 vjeçare në vendin e quajtur Kryqëzimi i Dinamos në Elbasan.

I riu teksa drejtonte veturën e tij tip Citroen me targë AA 775 MS, ka përplasur këmbësoren R.H, 65 vjeçe banuese në Elbasan. E moshuara është dërguar menjëherë në spitalin Kirurgjik për ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.