Një fëmijë 12-vjeç mbeti i plagosur, pasi biçikleta me të cilen po lëvizte u përplas nga një automjet.Aksidenti ndodhi në oret e vona të pasditës të së martës në rrugen e fshatit Mylte në Lezhë.Fëmija pësoi dëmtime në disa pjësë të trupit dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzava të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Drejtuesja e automjetit tip Ford shtetësja me iniciale D.N 39-vjeçe, u shoqërua në komisariat për të dhënë shpjegime mbi rrethanat e ngjarjes.Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqëve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili mbeti i plagosur fëmijë i mitur 12-vjeç.Rruga e fshatit Myltë në Lezhë e cila është asfaltuar kohet e fundit ka lëvizje të shumta gjatë kësaj periudhe, pasi lidh plazhin e Tales me zonen e Rrilës.

Artikulli paraprakAKSIDENTOI FËMIJËN 5 VJEÇ, PROCEDOHET SHOFERI
Artikulli tjetërSHKARKIMI NGA TEATRI, REAGOJNË AKTORËT