Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Dy të moshuar janë përplasur nga një makinë në zonën e Brrylit. Mësohet se ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndaj shoferit

. Po kështu mësohet se ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit. Policia ka bërë të ditur edhe emrin e shoferit, i cili është shoqëruar për ti marrë dëshminë. Njoftimi i policisë: Me datë 22.12.2017, rreth orës 14:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Zhan Dark”, ka një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se: Në bulevardin “Zhan D’Ark”, te ish-ATSH-ja, mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë, ka aksidentuar 2 këmbësoret shtetasen Sh. D., 61 vjeçe dhe A. P., 68 vjeçe, të cilat janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.