Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 23:00 pranë mbikalimit të Patokut, në aksin rrugor “Patok–Laç”, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që është larguar nga vendngjarja.Viktima është identifikuar si Bashkim Hasani, 59 vjeç, banues në Gjorm. Ai po lëvizte në këmbë në momentin e aksidentit dhe ndodhej i vetëm. Sipas burimeve paraprake nga Policia e Kurbinit, automjeti që e goditi nuk është identifikuar ende, pasi drejtuesi është larguar menjëherë pas aksidentit.Persona të rastësishëm kanë lajmëruar shërbimet e emergjencës, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Kurbin, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Kurbin, ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë informacion mbi ngjarjen të ndihmojnë hetimin.

Artikulli paraprakFESTIVALI MBARËKOMBËTAR I KËNGËS PËR FËMIJË
Artikulli tjetërAKSIDENT NE AKSIN RRUGOR SHKODËR KOPLIK