Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të kryeqytetit. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, ku mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe.

E reja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.