MAKINA PERPLAS PER VDEKJE KEMBESOREN NE KURBIN

Një grua humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Thumanë.Aksidenti ndodhi në oret e para të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.Ajo u gjet pa shenja jete në hapësirën ndërmjet trafikndarësve të rrugës dhe automjeti i cili e ka aksidentuar është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes po vijon punen hetimore, për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.