Një këmbësor humbi jeten, pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Mamurras.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, ndërsa viktime mbeti shtetasi Vladimir Leka.Ai u godit nga automjeti me drejtues shtetasin Ervith Kalthi 38-vjeç dhe perplasja ishte mjaft e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi në Komisariat, drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se këmbësori ka qenë duke kaluar nga njëra ane e autostrades në tjetren, në momentin kur është përplasur nga makina, drejtuesi i së ciles siç duket nuk e ka vënë re përshkak dhe të erresires në rrugë.Ky ishte aksidenti i dytë i ndodhur gjatë ditës së hënë në rruget që përshkojnë qarkun e Lezhës, me një bilanc 2 përsona të vdekur.

Artikulli paraprakPROCEDIME PËR PRISHJE RRETHIMESH DHE ZAPTIM PRONASH
Artikulli tjetërTETORI ROZË, QYTETARËT PËRCJELLIN MESAZHE SHPRESE