Një i moshuar i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur pasditen e kësaj të diele nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur te Rruga e Kavajës.

I plagosur rëndë ka mbetur një 67-vjeçar i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin të Traumës në kryeqytet. Ndihma e parë të moshuarit i është dhënë nga kalimtarë të rastit, pasi ambulanca është vonuar për rreth 40 minuta. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.