Një grua humbi jetën, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur në dy aksidente të rënda të shënuara në Elbasan në harkun e një ore. Viktima ishte mes tre këmbësorëve që po udhëtonin në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit ku u përplasën nga një makinë në lëvizje.

Më herët në të njëjtën zonë dy persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave. Një e vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të rënda rrugore të regjistruara brenda një harku të shkurtër kohor në Elbasan. Një grua humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, pasi u përplasën nga një makinë në lëvizje në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Benzi i bardhë me targa AA 743 JA ka qenë duke hyrë në rreth rrotullim kur ka marrë para 2 gra të cilat po ecnin pranë njëra tjetrës dhe një burrë i cili ishte me biçikletë. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë këmbësorët përfunduan disa metra më tej në rrugë. Vjollca Stoçeni, 48 vjeçe banuese në Bradashesh, humbi jetën menjëherë në vendngjarje. Të plagosur kanë mbetur shtetasi me inicialet K.H 30 vjeç banues në Pogradec dhe Sh.F. 46 vjeçe banuese në Bradashesh. Ata janë dërguar në spitalin rajonal ku ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, një 35 vjeçar i identifikuar vetëm me inicialet Ilir. H u ndalua nga policia në kuadër të hetimit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur edhe më një mjet tjetër, të cilit i ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Më herët në të njëjtën zonë dy persona mbetën të plagosur si pasojë të përplasjes së dy makinave.

Artikulli paraprakERDOGAN 50 MIN KOKË MË KOKË ME PAPËN, MERR DHURATË “ËNGJËLLIN QË MBYT DJAJTË”
Artikulli tjetërDOSJA E ‘RRUGËVE’, PROKURORIA: HETIM ISH-MINISTRIT HAXHINASTO