Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qarkun e Pukës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Fushë Arrëz–Fierzë, janë përplasur një automjet me drejtues shtetasin K. H. dhe një motomjet me drejtues shtetasin Aleksandër Uka, 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit, shtetasin K. H., 59 vjeç, po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.






