Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në një servis në zonën e Dobraçit të Ri në Shkodër, nw pronwsi tw shtetasit G.P. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se gjatë saldimit të automjetit në pronësi të shtetasit K. H, si shkak i një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjeti i cili është djegur plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, punonjësit kanë qenë duke punuar për riparimin e automjetit në momentin kur ai ka shpërthyer papritur në flakë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e situatës.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjaRjes.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E RRADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR
Artikulli tjetërTURISTËT INTERES PËR TË KALUARËN KOMUNISTE