Një aksident rrugor ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit. Në përplasje janë përfshirë dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër.

Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa kanë marrë dëmtime të lehta pa probleme për jetën. Policia e cila mbërriti menjeherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketij aksidenti.

Artikulli paraprakKËRCËNOI ME THIKË NJË GRUA, NIS HETIMI PËR 66-VJEÇARIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërKUJDES NË ZGJEDHJET QË DO TË BËNI…ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR SOT