Banorët e fshatit Mali i Jushit, të njësisë Bushat në Vau Dejës shprehen të shqetësuar për mënyrën se si funksionon qendra shëndetësore në atë zonë. Banorët tregojnë se në atë qendër funksionojnë vetëm shërbimet që ofron infermierja ndërsa mjekia sipas tyre vjen vetëm një herë në javë. Madje disa nga banorët thonë se nuk e njohin mjeken.

Kur kanë probleme me shëndetin banorët shprehen se i duhet t’i drejtohen qendrës shëndetësore të Bushatit ose Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Shqetësuese në fshatin Mal i Jushit të njësisë Bushat është fakti se pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar. Nevoja për të pasur shërbimet mjeksore aty afër është shumë e madhe.