Ish-ministri i financave Arben Malaj në prag të mbylljes së 4-vjeçarit të qeverisjes Rama-Meta deklaron se rritja ekonomike në Shqipëri duhej të kishte qenë më e madhe.

Malaj foli edhe për pagat e ulëta në Shqipëri. Në Ballkanin Perëndimor, reformat, si ajo në drejtësi e Shqipërisë do ulin korrupsionin dhe ndikojnë në rritjen ekonomike. I pyetur nëse shqiptarët duhet të votëbesojnë edhe për një mandat qeverinë Rama-Meta, Malaj nuk preferoi të komentojë. I shkëputur nga politika aktive Arben Malaj thotë se jep më shumë kontribut përmes mësimdhënies.

Arben Malaj ishte në Shkodër në një leksion të hapur me studentët e fakultetit ekonomik për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.