Ministri i Financave Petrit Malaj thotë se ekonomia shqiptare ka vijuar trendin pozitiv edhe 6 muajt e parë të vitit, pavarësisht sfidave, duke u rritur me 3.6%. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Shefen e Misionit, Anke Weber, dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbi analizën e ecurisë së ekonomisë dhe financave shqiptare, ministri Malaj tha se parashikimi për 2025 mbetet optimist me rritje 3.9%

Sipas tij, institucionet fiskale dhe monetare kanë treguar maturitet në hartimin e politikave që kanë zbutur ndikimin e goditjeve të jashtme dhe kanë mbështetur stabilitetin makroekonomik. Malaj theksoi se projektet e mëdha në infrastrukturë dhe energji do të kenë rol të rëndësishëm në shtimin e aktivitetit ekonomik.

“Vitet e fundit kanë qenë sprovë për ekonominë tonë, por ka dëshmuar se ka kapacitet për tu përshtatur dhe për të mbrojtur trajektoren e zhvillimit ekonomik, institucionet tona në aspektin fiskal dhe monetar kanë treguar maturitet në hartimin e politikave që kanë ndihmuar në minimizimin e kostove të ardhura nga goditjet e jashtme. Në 6 mujorin e parë të 2025, ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.65%. ka qenë rritje gjithëpërfshirëse duke prekur të gjithë sektorët e ekonomisë. Parashikimi për 2025 mbetet optimist me rritje 3.9%. Projektet në infrastrukturë dhe energji do kenë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike në vendin tonë”, tha Malaj.

Artikulli paraprakVIHET NË PRANGA 1 SHTETAS QË ISHTE NË KËRKIM
Artikulli tjetërFINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “KRYQËZIMI”