Qeveria shqiptare ka konfirmuar për herë të parë zyrtarisht lajmin se përmbaruesi i Francesco Becchettit ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro duke marrë paratë e Albcontrolit që gjendeshin në Beligjikë. I zënë ngushtë nga opozita në në parlmanet ministri i Financave Petrit Malaj pranoi se fondet janë tashmë në dorën e përmbaruesit.
“Përmbaruesi privat ka fondet por po pret nga ana tjetër të gjitha pretendimet që kanë palët. E ndër pretenduesit për këto fonde është dhe qeveria shqiptare”, tha Malaj.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi se opozita do të kërkojë interpelancë me Ramën javën e ardhshme.
“Javën e ardhshme në interpelancë edhe kryeministrin për këtë cështje. Media raporton që ish pronari I Agon Channel i mbyllur me ndërhyrje direkte të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka arritur të marrë gjobën 120 mln euro. Meqë buxheti parashikon detyrimet që qeveria ka në kuadër të proceseve të arbitrazhit. A mund të na thoni si ndikon ky ekzekutim që raportohet nga mediat që ka ndodhur nga përmbaruesit belg në buxhetin e shtetit’, tha Bardhi.
Njoftimi i Eurocontrol për ekzekutimin e gjobës ka ardhur si bombë në qeveri. E vendosur para faktit të kryer, qeveria ka tentuar të zbusë situatën duke shpërndarë në mënyrë të koordinuar në media një lajm se Becchetti ka korruptuar gjykatësit e Arbitrazhit dhe vendimi është marrë me korrupsion. Për këtë, qeveria ka shpërndarë dhe një investigim të kontraktuar nga ajo, ku shfaqen dëshmi të disa personave, të cilët thonë se Becchetti caktonte gjyqtarët e arbitrazhit dhe u ngrinte biznese familjarëve të tyre.
“Buxheti i fundit, tallja e fundit”, Muçollari: Pensionistët po trajtohen pa dinjitet dhe pa respekt
Por përtej këtij fakti, tashmë rezultati është përfundimtar.
Me gjithë përbetimet e Edi Ramës dhe shpurës së oborrtarëve të tij se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë, biznesmeni italian i mori qytetarëve shqiptarë plot 110 milionë euro në këmbim të asgjëje.