Më shumë se 120 vatra zjarri janë evidentuar nëterritorin e bashkisë Malësi e Madhe gjatë muajve Korrik dhe Gusht. Drejtori I repartit zjarrëfikës në bashkinë Koplik Besnik Hasaj, bën të ditur se kjo verë ashtu si ajo e një viti më parë kanë qenë shumë të vëshira, për shkak të evidentimit të zjarreve edhe në zona malore kur ndërhyrja e efektivëve ka qenë vetëm me mjete rrethanore.

Drejtori Hasaj shton se pjesa më e madhe e zjarreve vijnë si shkak I pakujdesisë së banorëve, ndërsa disa raste janë adresuar në prokurori.

Drejtori Hasaj bën të ditur se gjatë muajit shtator dhe tetor pritet të ketë sërish ditë me diell dhe temperature të larta, duke bërë që të efektivët të jenë ende në gatishëmri për cdo rast.

Artikulli paraprakSHKODËR, 630 MËSUES ENDE TË PAVAKSINUAR, 40% PEDAGOGË
Artikulli tjetërEDONA BILALI: ME JANE BESUAR DY PERGJEGJESI TE MEDHA, DY BORXHE NDAJ QYTETAREVE PER TE QENE PERFAQESUESE E DENJE E TYRE