Në këtë fillim viti është rritur numri i personave të cilët kërkojnë shërbim mjekwsor në spitalin e Koplikut në bashkinë e Malësi e Madhe. 20 persona në ditë paraqiten në urgjencën e këtij spitali për të kërkuar asistencë mjekwsore. Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura në spitalin e Koplikut janë të prekur nga gripi sezonal shprehet Deidra Gurori mjeke e përgjithshme në këtë spital.

Pandemia i ka ndërgjegjësuar qytetarët për sa i takon paraqitjes në spital në kohë për të marr shërbimin mjekwsor përpara se gjendja të rëndohet thekson mjekja.

Mjekia këshillon qytetarët të mos neglizhojnë situatën në të cilën ndodhen pasi gripi sezonal shoqërohet me temperaturë të larët gjë e cila mund të sjellë pasoja serioze.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT KUNDËR RRITJES SË BILETËS SË AUTOBUSIT
Artikulli tjetërSHKODËR, FORCAT RENEA DHUNOJNË GAZETARIN SIMON SHKRELI